Në Peru, të gjithë besonin se lumi që vlon, Mayantuyacu ishte një legjendë, që kolonizatorët spanjollë kishte treguar pas vrasjes se perandorit të fundit inkas. Por ai ekziston vërtetë dhe u zbulua nga shkencëtari gjeolog Andres Ruzo, i cili fillimisht nuk kishte besuar se mund të ekzistonte në Amazonë për dy arsye; ishte larg vullkanit më të afërt aktiv dhe për vlimin e ujit të tij do të duhej një nxehtësi e madhe gjeotermale.

Ndërsa studionte për titullin Doktor i Shkencave, Ruzo iu drejtua xhunglës në vitin 2011 bashkë me hallën e tij.

Ai zbuloi lumin, i gjatë 25 metra me një thellësi prej 6 metrash, që vlonte gjatë stinës së pranverës, në një zonë të banuar nga fiset Ashaninka.

”Të fusje duart në lum, brenda një sekonde do të kishin plagë djegieje të shkallës së tretë dhe nëse rreshqisje brenda tij, mund të vdisje brenda pak minutash.”

Ruzo, që ka shkruar edhe një libër për zbulimin e lumit, po përpiqet ta shpëtojë atë dhe të gjithë zonën perreth, tashmë e shkretuar nga prerja e pyjeve.

“Ky lum është një mrekulli e naturës,”-thotë Andres Ruzo – “dhe nëse nuk bëjmë diçka, do të zhduket”.

Tv Klan