shtepiaaAjo që deri para viteve ’90 ishte dega e pestë e Sigurimit të Shtetit nga ku përgjohej gjithkush, sot është Muzeu i Përgjimeve të Policisë sekrete.

Shtëpia misterioze, e njohur me emrin e koduar “Gjethi” përballë Katedrales Ortodokse në Tiranë, bëhet e vizitueshme për çdokënd.

Duke e nisur fjalën me një falenderim për Kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi, për bashkëpunimin në dhënien e informacioneve dhe vënien në dispozicion të ndërtesës dykatëshe, Kryeministri Edi Rama foli për hapjen e dosjeve të komunizimit.

Edi Rama – Kryeministër i Shqiperisë “Hapja e dosjve bazuar në modelin gjerman  për t’u ballafaqur me të shkuarën pa e përdorur të shkuarën në funksion të një lufte politike, por duke e vënë të shkuarën të siguruar që në të ardhmen kjo histori të jetë e papërsëritshme.

Pas hapjes së “Muzeut të Gjetheve”, në rradhë janë tunelet e nëndheshme të Tiranës.

Edi Rama – Kryeministër i Shqiperisë  “Kryeqyteti ka ende infrastrukturë të pazbuluar që ne do ta zbulojmë për publikun, të tuneleve të nëndheshme të cilat ishin pjesë e infrastrukturës sekrete dhe në fund do të finalizohet si një muze i vrimave.”

Një nga kuratorët e qendrës së tmerreve të komunizmit, shkrimtari Bashkim Shehu, djali i ish- Kryeministrit Mehmet Shehu më shumë se për punën e tij, vëmendjen e drejtoi nga politika.

Bashkim Shehu – Shkrimtar, Kurator “Meqë më detyruat të flas tani jeni të detyruar të më dëgjoni për atë që do të them. Të kem një farë skepticizmi dhe dyshimi në përgjithësi ndaj njerëzve të pushtetit pavarsisht se kujt ideologjie i përkasin. Ekziston edhe rreziku që politikanët ta përdorin, ta instrumentalizojnë për qëllime të politikës së ditës. Uroj që mos ta bëjnë.”

Edhe për pak kohë kjo ndërtesë e cila fsheh një sistem të teknologjisë së lartë të përgjimeve telefonike dhe elektronike të asaj kohe do të quhet e mistershme.

Ajo është e prekshme vetëm në pjesën e oborrit, ku janë të vendosura disa tabela me të dhëna historike.

Në brendësi është e ndaluar hyrja pasi specialistët e Ministrisë së Kulturës janë duke e restauruar me kontribute edhe të donatorëve privatë, vendas dhe të huaj. Kostoja paraprake për muzealizimin është më pak se 1 mijë euro.

Tv Klan