Shkencëtarët në SHBA kanë zbuluar një bakter të ri parazitar që fshihet në pështymën e njeriut, i quajtur

Bdellovibrio

.

Ky bakter ka vetëm 700 gene dhe është i pari parazit, i zbuluar deri më sot, që varet tërësisht nga bakteret e tjera për të mbijetuar. Si të mos mjaftonte kjo, ky lloj organizmi, sipas shkencëtarëve, lidhet me një gamë të gjerë sëmundjesh, përfshirë atë të mishrave të dhëmbëve, fibrozës cistike dhe rezistencës antimikrobiale.

Paraziti u zbulua pasi shkenëtarët në Universitein e Washington, dalluan një fragment misterioz në ARN, në pështymën e njeriut që nuk përngjante me asnjë organizëm të njohur deri më sot. Pas një pune të kujdesshme studimore, ekspertët arritën të dallonin se ARN –ja i përkiste një bakteri mikroskopik, që jeton në një bakter tjetër, të njohur si

Actinomyces odontolyticus

.

Ndonëse në të shkruarën, shkencëtarët kanë zbuluar baktere që infektojnë baktere të tjera, kjo është hera e parë që zbulojnë një organizëm që varet tërësish nga hostit (bartësi) i saj, pasi nuk mund të prodhojë vetë amino acid, jetësor për të.

Për këtë arsye ishte kaq e vështirë për shkencëtarët që ta identifikonin.

Tashmë, ekspertët do të përpiqen të studiojnë sesi

Bdellovibrio

mund të ndikojë në sëmundjet e njerëzve, pasi gjetën përqëndrim të lartë të parazitit në ADN –në e atyre që vuajnë nga sëmundjet e mishrave të dhëmbëve dhe fibrozës cistike.

Shkencëtarët po përpiqen të zbulojnë sesi ndikon në shëndetin e njeriut ky bakter parazitar dhe si ta përdorin dijen e tyre për të kuruar sëmundje të caktuara./tvklan.al