212 miliardë herë më e madhe se dielli, një vrimë e zezë e sapo zbuluar në hapësirë, po sfidon teoritë e mëparshme se si ky fenomen zmadhohet.

Një grup shkencëtarësh ndërkombëtar kanë përcaktuar se ajo mund të jetë formuar rreth rreth 900 milionë vjet pas shëpërthimit të njohur ndryshe si Big Beng.

Studimi i tyre është botuar edhe në revistën e specializuar Natyra. Kjo vrimë e zezë mendohet se është dy herë më e madhe në përmasa se vrimat e tjera të ngjashme për nga mosha, të zbuluara më parë.

Grupi i shkencëtarëve po punon prej kohësh në një projekt që ka fotografuar rreth 35% të hapësirës mbi Hemisferën Veriore, kur bëri edhe zbulimin në fjalë.

Megjithatë, shkencëtarët nuk janë në gjendje të shpjegojnë se si vrimat e zeza zmadhohen në një mënyrë kaq të shpejtë, duke sfiduar ligjet e njohura deri më sot të fizikës.

Tv Klan