krimi-truri

Një burrë nga Britania e Madhe zbuloi se kishte një krimb parazitar tepër të rrallë që jetonte në trurin e tij prej gati 5 vitesh, pasi shkoi në spital me një dhimbje të tmerrshme koke.

50- vjeçari, emri i të cilin nuk bëhet i ditur u vizitua për herë të parë në vitin 2008 pasi vuante nga dhimbja e kokës, humbje të memories etj.

Ai kishte gjithashtu një ndjeshmëri të lartë ndaj aromave si dhe dhimbje në anën e djathë të krahut. Mjekët ishin të habitur nga gjendja e tij, sidomos pasi bënë çdolloj analize të mundshme për HIV, tuberkulozë etj. dhe të gjitha rezutatet ishin negative.

Por 4 vite më vonë, krimbi 1 cm i gjatë u gjet më në fund nga shkencëtarët e spitalit St Thomas’ në Londër, të cilët bënë një biopsi të trurit të tij.

Në kohën kur kirurgët arritën të nxirrnin parazitin, krimbi kishte udhëtuar 5 cm në anën e djathtë të trurit. Ky lloj krimi është raportuar 300 herë në 60 vitet e fundit, thonë shkencëtarët. Është shumë i rrallë dhe gjendet kryesisht në vende si Afika e Jugut, Kinë e Japoni.

tvklan.al