Dragana Trifkoviç, Drejtuese e Qendrës për Studime Gjeostrategjike në Serbi dyshohet se është një agjente e nivelit të lartë.

Nga të dhënat e siguruara nga RTK që janë bërë publike në fund të vitit 2016, thuhet se në Kosovë ajo ka një rrjet të bashkëpunëtorëve të shërbimeve sekrete të Rusisë.

Ajo është një nga figurat e larta të Partisë Demokratike të Serbisë.

Besojet se ajo kishte ngritur një rrjet të gjerë bashkëpunëtorësh, të cilët vepronin jo vetëm në Kosovë e Serbi, por edhe në shumë vende të tjera perëndimore.

Sipas të njëjtave burime, ajo është ndër kultivueset më të mëdha të propagandës, që ka për qëllim diskriminimin e shqiptarëve në përgjithësi, duke shtrirë rrjetin në media e politikanë që nga Moska e deri në Berlin, Paris, Romë e Bruksel.

Janë evidentuar raste kur ajo ka vizituar Kosovën, por pa u regjistruar asnjëherë në kufi.

Ka dyshime se ajo mund të ketë rekrutuar njerëz të strukturave të larta të Listës “Srpska”, të cilët janë përfaqësues në institucionet e Republikës së Kosovës.

Bashkëpunëtorët më të mëdhenj të Dragana Trifkoviç janë ushtarakë e zyrtarët e shërbimeve serbe të inteligjencës, të cilët kanë vepruar në Kosovë para vitit 1999.

Një rrjet i bashkëpunëtorëve të Trifkoviç dyshohet se ka ndërhyrë edhe në Malin e zi, me 16 Tetor 2016, ditën e zgjedhjeve parlamentare.

Tv Klan