Plot 83 kilogram kanabis shqiptar është sekuestruar nga policia e Kosovës. Sipas Drejtorit të hetimit të trafikimit të narkotikëve, Bahri Shala, tre persona janë arrestuar, ndërsa një tjetër është në kërkim.

Mes të arrestuarve është dhe një shtetas i Shqipërisë. Droga është zbuluar në fshatin Restovicë të Deçanit. Dy automjete janë bllokuar, njëra m tagra shqiptare, e cila dyshohet se është përdorur për të futur drogën në territorin e Kosovës.

Ne jemi ende në fazën e hetimeve, por në bazë të informacioneve droga ka qenë pjesë e përgatitjes për ripaketim dhe shpërndarje në vendet e Evropës perëndimore. Është formuar një rrugë prej Shqipërisë, nëpërmes Kosovës, në drejtim të Serbisë, Hungarisë, e pastaj drejt Austrisë apo Gjermanisë

”, deklaroi Bahri Shala./tvklan.al