Një sobë me dru mësohet të jetë shkaku i zjarrit të rënë mbrëmjen e së hënës në një pallat në Gramsh.

Ngjarja ndodhi në lagjen “18 Gushti” rreth orës 20:00, në zonën pranë konviktit në këtë qytet.

Shërbimet e policisë evakuuan banorët, mes tyre dhe një e moshuar 75 – vjeçe me iniciale R.D, ndërsa shërbimet e zjarrëfikëses punuan për shuarjen e zjarrit.

Fatmirësisht, nga kjo ngjarje nuk ka patur dëme në njerëz, por vetëm materiale, ku janë djegur 6 banesa.

Sipas hetimeve paraprake, rezulton se shkaku i rënies së zjarrit ka qenë soba me dru që ndodhej në një banesë. Grupi hetimor vijon punën për kryerjen e veprimeve hetimore dhe proceduriale./tvklan.al