“Vrasje për betonin”,

ky është shkaku pse djali 21-vjeçar qëlloi me armë babin e tij 55-vjeçar, punonjës policie në karrierë.

Tvklan.al

mëson nga burime policore se Mirald Metallari debatoi me të atin Miftar Metallari për riparimin e betonin në pjesën e përparme të oborrit të shtëpisë.

Tvklan.al

sjell fotot nga vendi ku ndodhi krimi.

Sikurse mund ta shikoni në foto, aty duket karroca e punës dhe një pjesë e betonit që ka mbetur përgjysmë pa u rregulluar. Mësohet se betonin po e shtronte babai 55-vjeçar, i cili i kërkoi djalit llogari përse nuk po e ndihmonte. Konflikti pasoi me përdorimin e armës. Në debat e sipër, 21-vjeçari mori armën e shërbimit të babait dhe e qëlloi duke e lënë të vdekur në vend. Mes tyre ndërhyri edhe mamaja për të ndarë sherrin, e cila në atë moment po thurrte triko.

Por, 47-vjeçarja mbeti edhe vet e plagosur, pasi u qëllua aksidentalisht nga djali. Ka qenë pikërisht ky i fundit që sapo pa mamanë të plagosur, e transportoi me makinë për në spital. Ajo ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori Mirald Metollari u arrestua dhe gjatë marrjes në pyetje pohoi se konflikti me të atin ndodhi për shtresën e betonit. Djali 21-vjeçar ka dy motra, njëra prej të cilave do të martohet gjatë muajit gusht.

/tvklan.al