Shkodër-Një skemë e madhe korrupsioni është zbuluar në Fakultetin Filologjik, në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, në Shkodër.

Një hetim i Prokurorisë së Shkodrës ka zbuluar se disa shefa departamentesh dhe studentë, nëpërmjet disa personave të tjerë që kryenin rolin e sekserëve, kishin krijuar një skemë korrupsioni në dhënien e provimeve, në vlera monetare që varionin nga 200- 700 euro. 

Në foto: Rokin Dabërdaku dhe Simon Lufi

shkodra pedag

Prokuroria e Shkodrës ka zhvilluar hetimin proaktiv, në bazë të të cilit është zbuluar roli i personave, si edhe janë krijuar dyshimet e arsyeshme se ata bashkëpunonin me njëri-tjetrin, për të ndihmuar studentë të ndryshëm, në këmbim të parave, që të merrnin provimet, kryesisht në degën e Historisë.

Prokuroria e Shkodrës ka arritur të zbulojë se zv.Dekani i Fakultetit të Filologjisë dhe Shefi i Katedrës së Historisë, nëpërmjet sekserëve Vehbi Bala dhe Ndoc Deda, kanë marrë para nga studentë të ndryshëm.

Në këmbim, pedagogët u kanë siguruar studentëve nota kaluese në provime të ndryshme ose vlerësime të larta, të cilat më pas do të shërbenin për regjistrimin në master.

Të arrestuar

– Rokin Dabërdaku, pedagog, zv.Dekan i Fakultetit të Filologjisë

– Simon Lufi, pedagog, Shef i Departamentit të Historisë

Të dyshuar për “Ushtrim ndikimit të paligjshëm”

– Vehbi Bala (në rolin e sekserit)

– Ndoc Deda (në rolin e sekserit)

Të dyshuar për “Korrupsion aktiv…”

– Brunilda Allushi

– Vehbi Allushi

– Renato Trushi

– Arsen Lekaj/ tvklan.al