Shkencëtarët zbuluan mënyrën për ta orientuar sistemin imunitar të luftojë kancerin.

Studiuesit në “University College” të Londrës kanë gjetur shenjat unike brenda tumorit, ose të ashtuquajtën “Thembër e Akilit”, që i lejojë trupit të njeriut ta vërë në shenjestër dhe ta luftojë sëmundjen.

Metoda është publikuar në revistën “Shkenca” është shumë e kushtueshme dhe nuk është provuar tek pacientë.

Ekspertët thonë se zbulimi është i vlefshëm, por mund të jetë edhe më i ndërlikuar në realitet.

Studiuesit që u ndihmuan me fonde nga Qendra për Kërkimet mbi Kancerin në Britaninë e Madhe, besojnë se zbulimi i tyre mund të jetë “shtylla kurrizore” për kurën e re dhe shpresojnë të nisin testimet e para tek pacientët brenda dy vjetësh.

Ata besojnë se duke analizuar ADN -në e pacientëve do të jenë në gjendje të zhvillojnë kurën e duhur.

I vetmi problem është se kanceri përbëhet jo më nga qeliza identitike, por të transfomuara, të cilat në zona të ndryshme brenda tumorit, duken dhe veprojnë më nëyrë krej të ndryshme.

Tv Klan