Një nga karakteristikat më të shquara të njeriut është se ai është në kërkim të vazhdueshëm për informacion në ngjarje të mëdha e të pazakonta dhe në ngjarje të ndryshme shkencore që kanë të bëjnë me universin tonë. Për fat të mirë, sot ka disa shkencëtarë të cilët janë duke u përpjekur për të gjetur një përgjigje për misteret e pazgjidhura që deshën vite për t’u zgjidhur në komunitetin shkencor. Një prej këtyre mistereve është një zonë e Meksikës, ku ora ndalon dhe radiot nuk punojnë.

 

Zona për të cilën bëhet fjalë është një shkretëtirë 2000 metra mbi nivelin e detit, në mes të shteteve të Durango, Coahuila dhe Chihuahua me emrin “Zona del Silencio” (Zona e Qetësisë). Ajo është një zonë shumë pak e populluar, ku radiot nuk punojnë dhe ora ndalet, por deri më tani askush nuk ka dhënë një shpjegim bindës shkencor për këtë rajon.

 

Kjo mungesë faktesh për shpjegim sjell në çështjen se rajoni përshkohet nga paraleli 27 (që kalon nëpërmjet Trekëndëshit të Bermudës, piramidave të Egjiptit dhe Himalajeve) dhe e ka ushqyer me më shumë mister zonën për të inkurajuar histori rreth dukurive të çuditshme për një prani të mundshme të jetës aliene.

 

Edhe pse ka pasur dëshmi të tjera në lidhje me zonën e cila u bë e famshme në vitin 1970, kur një raketë e NASA-s ra në shkretëtirë. Dëshmitarët thanë se pajisjet e tyre si busullat apo radiot në omentin që filluan të raportonin u prishën. Diçka e ngjashme ndodhi në vitet ‘30, kur një meksikan i njohur, Francisco Sarabia Tinoco, gjithashtu kishte probleme me radion dhe pajisje të tjera, të cilat e detyruan atë të bëjë një ulje emergjente me aeroplanin e tij./tvklan.al