Germanwings-plane-crash-567556Hetuesit francezë kanë zbuluar një video amatore, të xhiruar në zonën ku ra avioni i kompanisë “German Wings”.

Video është xhiruar me celular nga një pasagjer, që humbi jetën në tragjedi.

Celulari i tij u gjet çuditërisht i padëmtuar në zonën e tragjedisë.

Sipas mediave franceze, në video shfaqen skena kaotike dhe nuk mund të identifikohen pasagjerët në bord.

Por mund të dëgjohen qartë të bërtiturat e tyre pak sekonda para përplasjes me malin.

Aktualisht video po analizohet nga hetuesit.

Tv Klan