Pogradeci është kundërshtari i radhës për Tiranën e Ze Maria. Bardheblutë e nisën me një fitore të vështirë ndaj Ilirisë në “Selman Stërmasi”, por të dielën do të luajnë jashtë me pogradecarët që kanë pretendime për t’u ngjitur në Superligë edhe pse barazuan 1 – 1 në javën e parë me Tomorin. Ze Maria nuk do të ulë përqendrimin e lojtarëve të tij.

Ze Maria: “Jemi para një ndeshje të rëndësishme, ndaj ekipi që luan shumë mirë dhe mendoj se do të jetë e vështirë. Mentaliteti që i përçojmë futbollistëve është që të fitojmë çdo ndeshje. E rëndësihme është që të luajmë mirë, por të bëjmë edhe rezultate radhazi pozitivë”.

Pak minuta pritet të ketë edhe për afrimin e fundit mesfushorin kongolez Binguila, ndërsa mes të grumbulluarve është edhe Albi Doka i pezulluar në takimin me Ilirinë për shkaqe disiplinore. Trajeri i bardhebluve shpreson në ndihmën e tifozëve, të cilët janë kthyer në stadium, por për të protestuar nga presidentit Halili.

Ze Maria: “Uroj që tifozët të vijnë dhe të ndihmojnë ekipin. Ne po përpiqemi që të luajmë dhe më pas të kalojmë entuziazmin në ambientin e Tiranës”.

Ndeshja Pogradeci – Tirana do të luhet të dielën në orën 15:00 në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”.

Tv Klan