Gjiganti gjerman në fushën e teknologjisë optike, Zeiss vjen më në fund edhe në Shqipëri.

Kompania më e famshme në botë për xhamat optike, lentet dhe pajisjet e kësaj fushe e shpërndarë në 113 vende të botës, ia ka besuar produktet e saj kompanisë shqiptare “Optika 1”, në dyqanin e parë Zeiss që hapet në Tiranë dhe në të gjithë Europën Lindore.

Ishte besueshmëria e partnerit shqiptar që e mundësoi sjelljen e gjigantit gjerman në Shqipëri.

Philip Novak , Menaxheri i Zeiss

 

“Për ne është e rëndësishme të kemi kemi partnerë  të besueshëm, dhe ky moment është mjaft i veçantë, pasi Zeiss po hapet edhe në Shqipëri.  Keshtu Zeiss Vision vjen për herë të parë në Shqipëri dhe në të gjithë Europën Lindore  përmes Optika 1”

.

Cilësia dhe visioni për një shikim maksimal, me xhamat dhe skeletet më të mirë nga Zeiss, duke konkurruar shërbimet në dyqanet europiane, janë ato që diferencojnë Optika 1.

Gergely Ros, Drejtor ekzekutiv për Europen Lindore

“Bashkëpunimi me opitika 1 është një bashkëpunim strategjik. Kjo qendër ofron të njëjtin nivel shërbimi si dyqanet tona në Europe, me një cilësi dhe vision maksimal, me skeletet dhe lentet me të mire nga Zeiss”.

Gamen e shërbimeve, përpara se të arrijë të xhamat dhe lentet optike me shikim të kristaltë, Zeiss e kompleton me aparaturat me moderne qe përcaktojnë me precesion shikueshmërinë dhe me mjeke të certifikuar prej saj.

Heinrich Raub, Brand ambasador i Zeiss

Kemi pajisje të reja qe ndihmojnë klienti të ketë një përjetim krejt tjetër nga çfarë ka pasur deri tani. Iprofili, është aparatura më re dhe  që na jep informacionin me preciz të optikës së syve. E jep këtë informacion në formën e një hartë të syve. Me këtë ne kemi një standard që deri tani nuk ka qenë në asnjë optikë tjetër. Kemi edhe një pajisje tjetër që ndihmon klientin të zgjedhin llojin më të mirë të syzeve që i shkon me formën e fytyrës se tij”.

Aparaturat moderne të Zeiss rezultojnë deri tani me shkallën më të lartë të precizonit në botë. Ndërsa xhamat Zeiss, kësaj kompanie që operon prej 171 vjetësh,  ofrojnë shikim e qartësi maksimale dhe janë të përzgjedhura si ekskluzivitet nga kompanitë më të fuqishme ndërkombëtare, si fjala e fundit e teknologjisë optike.

Tv Klan