Gjatë një interviste për “Coriere Della Sera”, Zdenek Zeman një nga trajnerët më me përvojë në Serinë A, tashmë në drejtim të Peskarëss së Ledian Memushajt, paralajmëroi skuadrën e Partizanit se Luciano Moggi ka falimentuar disa klube.

Zeman tha se nuk e kupton përse e kërkojnë ende Moggin. Ndoshta mendojnë se ai mund të zgjidhë probleme, ju siguroj se ai di vetëm të krijojë probleme, tha trajneri çek.

Zdenek Zeman shpreh habi se si ish-drejtori sportiv i Juventusit ushtron ende këtë profesion, në një kohë kur është skualifikuar përjetë nga drejtësia sportive italiane dhe e ka të ndaluar të merret me drejtimin e skuadrave.

Kjo nuk është hera e parë që 70-vjeçari, ish-trajner i Romës shprehet kundër të akuzuarit numër 1 për “Calciopolin” në Itali.

Në kohën kur Moggi u zyrtarizua si këshilltar i Presidentit të Partizanit, në një intervistë për “Gazzeta Dello Sport” çeku ironizoi duke thënë se pavarësisht vendimeve të gjykatave, ai është gjithmonë aty./Tv Klan