Brad Pitt po fillon një  jetë  të  re,  pas  ndarjes  nga aktorja  e famshme  Angelina  Jolie,  ai  duket  se  është  gati  për  një  lidhje.   Sipas  mediave  Britanike  aktori po  takohet  me 21 -vjeçaren Ella Purnell,  e  cila  është  pjesë  e  kompanisë  së  tij. 

Burimet pranë  53 -vjeçarit thonë se  nuk  është  e  vërtetë , por  atë  e  kanë parë shumë  të  afërt  me  aktoren britanike.  Ajo  ngjan  shumë  me  ish  gruan e aktorit dhe ndoshta  kjo  ka  qenë shkak për fillimin  e marrëdhënies së tyre. 

Ella ka luajtur në një film si version adoleshent i Angelina Jolie, ndërsa sot duket se do t’i zërë vendin përkrah yllit të Holliwood-it Brad Pit.

Ndarja e çiftit më të  famshëm  ka  tronditur 6  fëmijët  e  tyre  por  dhe fansat e tyre në gjithë botën. Pak kohë më parë vetë 42-vjeçarja tha se ishte  e vështirë kjo situatë dhe do vetëm që familja e saj të jetë e shëndetshme.

Burimi: Klan Plus

Përgatiti: V. Masho