Zgjaten me 3 muaj hetimet për grabitjen e blindit me para të një banke të nivelit të dytë në aksin Tiranë-Rinas.

Një vit pas arrestimit personave të dyshuar si autorë të kësaj ngjarjeje, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi zgjatje të afateve hetimore për Fatjon Xhuliu, Neim Avdylaj, Ditjon Memlikaj, Admir Cepja, Dash Kupa, Ernest Kupa, Dritan Sinani dhe Aleksandër Murataj.

Nga ky grup ende mbetet në kërkim Admir Murataj. Gjykata e pranoi këtë kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ndërsa avokatët kundërshtuan zgjatjen e afatit hetimor.

/abcnews.al