Parlamenti zgjati edhe me 10 vjet të tjera afatin e koncensionit të Minierës së Kromit në Bulqizë, për kompaninë private, ACR Holding, pjesë e Balfin Group. Ministri i Energjetikës, Damjan Gjiknuri tha se zgjatja e këtij afati deri në vitin 2040, lidhet me investimet shtesë që do të kryejë koncesionari në Bulqizë.

Qeveria thotë se zgjatja e marrëveshjes do të ndikojë edhe në rritjen e jetëgjatësisë së minierës dhe investimeve që do të kryhen, e që do të mundësojnë nxjerrjen e 700 mijë tonë rezerva të tjera kromi.

Deputeti i Partisë Demokratike, Roland Keta, tha se koncesioni i Bulqizës është i lidhur ngushtë me jetëgjatësinë dhe shtimin e vendeve të punës.

Së bashku me koncensionin e Bulqizës, qeveria ka shtyrë me 10 vjet edhe afatin e koncensionit për Uzinën e Ferrokromit në Elbasan dhe për minerat e kromit të Përrenjasit e Pojskës.

Tv Klan