Prej dy ditësh parlamenti i Maqedonisë është bllokuar nga debatet mbi platformën e partive shqiptare dhe zgjedhjen e kryetarit.

Seanca e së martës nisi me gjysëm ore vonese dhe ka ndjekur deri tani rrjedhën e një dite më parë. Debate, replika, kundërshti nga VMRO e Nikolla Gruevskit dhe BDI.

Deputetët e dy krahëve kanë debatuar mbi prishjen e koalicionit të qeverisë së kaluar. Nga BDI thonë se mosarritja e një koalicioni me VMRO-në nuk erdhi si rrjedhoje e ligjit për zyrtarizimin  e gjuhës shqipe dhe kryetarit te kuvendit por për vazhdimin  e mandatit te prokurorisë speciale.

Pjesa më e madhe e Deputetëve të VMRO-së kanë kërkuar të drejtën e fjalës në foltore duke bllokuar kështu mundësinë për të kaluar në pikën katërt të rendit te ditës, atë të zgjedhjes së kryetarit të kuvendit, post për të cilin LSDM dhe BDI kanë rënë dakord për emrin e Talat Xhaferit.

Ashtu si edhe një ditë me parë, seanca konstituitive pritet të vendosë për kryetarin e kuvendit, zëvendëskryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve.

Tv Klan