Kryeministri Edi Rama ka folur menjëher,ë pasi ka dalë nga salla e Kuvendit, ku u betuan 140 deputetët si dhe u zgjodh Kryetari i Kuvendit. Ai nuk kurseu kritikat për ish-kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, i cili në katër vite që ka ndenjur në atë karrige e ka kthyer sallën e Kuvendit në një shfaqje ku nuk ka munguar kaosi.

E rëndësishme është në ne sot startuam me punën e re të Kuvendit, ku do i kthehet dinjiteti i nëpërkëmbur për katër vjet nga një gjendje kaosi dhe shkelej të rregullores.

Në Kuvend ne do të sjellim një frymë të re dhe bashkëpunimi si dhe ndërveprimi brenda logjikës normale të pozicioneve të kundërta sepse jemi këtu për tu ballafaquar dhe ndeshur me vizione, ide dhe programe të kundërta. Programi i shqiptarëve është një shembull pozitiv dhe do kursejmë shfaqjen e një banaliteti të shëmtuar dhe të padenjë për besimin që ata na japin për të qenë në sallë

”.

/tvklan.al