Me opozitën përballë ose jo, në aleancë me LSI ose jo, PS është e vendosur të shkojë në zgjedhje me 18 Qershor. Numri dy i Partise Socialiste, Gramoz Ruçi është i bindur.

Lëvizja Socialiste për Integrim mendon ndryshe. Me afrimin e zgjedhjeve, ajo po e qartëson qëndrimin e saj. Kryetari i Grupit Parlamentar, Luan Rama thotë në një intervistë për Televizioni Klan se pa opozitën s’ka zgjedhje.

Por edhe pse LSI thotë se s’ka zgjedhje pa opozitën, ajo ka bërë kërkesë për t’u regjistruar në KQZ për garën e 18 Qershorit, kërkesë që do të miratohet të mërkurën.

Teksa zyrtarizohet si konkurrente në garë, ajo nuk ka marrë ende vendim nëse do të jetë sërish me Partinë Socialiste në aleancë.

Dy aleatët nuk dihet ende nëse do të jenë sëbashku as në zgjedhjet e pjesshme të 7 Majit në Kavajë. LSI ka kritika për mënyrën si u menaxhua Kavaja dhe thotë kjo zonë s’do të bëhet modeli i zgjedhjeve pa opozitën.

Kryeministri Rama i ka kërkuar LSI –së vazhdimisht të qartësojë vendimin e saj, një vendim që duket se partia e Ilir Metës do ta marrë në muajin Prill, atëherë kur përfundon edhe kontrata e nënshkruar 22 Prillin e vitit 2013 në Shkodër.

Tv Klan