Partitë politike në Kosovë kanë kohë deri në mesnatë për të regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve koalicionet e mundshme që do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 11 qershor.

Partitë kryesore politike në vend janë duke punuar intensivisht për koalicione parazgjedhore, duke synuar kështu të fitojnë më shumë vota.

Zyrtarisht vetëm Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se do të hyjë në zgjedhje bashkë me Nismën për Kosovën.