Bosnja do t’i mbajë zgjedhjet e përgjithshme më 7 Tetor, bëri të ditur Komisioni Zgjedhor i këtij vendi.

Votuesit do të zgjedhin anëtarët kroatë, serbë dhe boshnjakë të presidencës trepalëshe, deputetët në dhomën e ulët të Parlamentit kombëtar, plus kryetarët dhe asambletë rajonale, tha kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Irena Haxhibadiç.

Të drejtë vote kanë mbi 3.3 milionë qytetarë./REL