Emailet e Hillary Clintonit, e kanë kthyer në më të fortë thirrjen e Trump për “ta futur në burg”.

Fushatës presidenciale më të paparashikueshme po i vjen fundi. Hillary Clinton, e cila vetëm tre ditë më parë u duk sikur po shkonte në një rrugë historike, tashmë është duke u fshehur.

Ish-sekretarja e shtetit u gabua përsëri në vendimin e saj për të përdorur një server privat emailesh gjatë kohës së saj në atë pozicion. Shqyrtimi i FBI-së për emailet e reja siguron që kjo do e penalizojë kandidaten demokrate që nga fillimi i fushatës së saj e deri në fund.

Demokratët janë të zemëruar me Drejtorin e FBI James Comey, për rihapjen e çështjes.

Ndërkohë, kandidati republikan Donald Trump po përpiqet të bashkojë një pjesë të kandidatëve demokratë me kandidaturën e tij të diskutueshme.

1

Disa sondazhe thonë se gara po shtrëngohet.Në sondazhet e CNN, Clinton është 5 pikë para. Pyetja tashmë është nëse kjo stuhi e fushatave do të ketë një kthesë përfundimtare. Një surprizë që mbetet për t’u zbuluar në muajin nëntor.

Ç‘duhet të bëjë Clinton?

Clinton mendoi se ia hodhi kur drejtori i FBI-së James Comey, doli para kamerave në korrik dhe tha se nuk do rekomandonte akuza për të, për përdorimin e një serveri privat emailesh në kohën kur ishte sekretare e shtetit. Pra, fushata e Klintonit mendohet të kthejë në qendër të vëmendjes përsëri Trump, në përputhje me përpjekjet e saj gjatë fushatës për ta etiketuar atë si të papërshtatshëm moralisht për presidencën.

“Ata do e kenë më të vështirë me Trumpin veçanërisht në javën e fundit, ndryshe nga siç e kishin planifikuar”, tha të dielën analisti politik i CNN, David Axelrod.

Të dielën, Clinton kritikoi ashpër rivalin e saj mbi pretendimet se ai është një filantropist hipokrit për shkak të sulmeve të tepërta që vijnë nga karakteri i tij.

4

Clinton do mbështetet tek sondazhet që tregojnë se ajo ende ka disa rrugë për të marrë 270 votat elektorale, të cilat i nevojiten.

Ajo do të udhëtojë në ditët e ardhshme në Florida dhe Ohajo dhe Karolinën e Veriut, ku është në një garë të ngushtë me Trump.

Duke fituar njërin prej këtyre shteteve, Clinton mund t’i bllokojë rrugën Trump për presidencën.

Ajo gjithashtu synon të fitojë Arizonan, një shtet mjaft konkurrues.

Clinton do të dërgojë ish-presidentin Bill Clinton, presidentin Barack Obama dhe zonjën e parë Michelle Obama për fushë-betejën e avantazhit të saj mbi Trump, të cilit i mungojnë persona të tillë të një profili kaq të lartë.

Përballja me letrën e Comey

Shumë demokratë besojnë se çështja është mbyllur tashmë në sondazhet që tregojnë se ajo është favorite për të fituar zgjedhjet. Por planet e saj për një fitore të qetë në ditën e zgjedhjeve janë në rrezik dhe fushata e saj ka qenë e detyruar të ndryshojë taktikë, duke e zhvendosur, tek zemërimi mbi shefin e FBI-së.

“Kjo është diçka që është hedhur poshtë në mes të fushatës. Ne do kishim preferuar që kjo të mos ndodhte, por tani ndodhi”, tha kryetari i fushatës së Clinton, John Podesta.

3

“Ka pasur ulje-ngritje në të gjitha ato që ne kemi kaluar përgjatë viteve dhe madje edhe në këtë fushatë, por unë dua që ju të dini se unë jam e përqendruar vetëm në një gjë: tek ju. Ka shumë zhurmë dhe shpërqendrime, por kjo bën fjalë për të ardhmen që ne duam”, u tha Clinton mbështetësve në Florida, të dielën.

Ç‘duhet të bëjë Trump, të rikthehet?

Disa orë pasi Comey lëshoi bombën, Trump dhe ndihmësit e tij të lartë mezi po e përmbanin ngazëllimin. Një fushatë që dukej e kryesuar për një afat të caktuar , mori kthesë.

Menjëherë u përdorën argumentet për të mbështetur kandidatin republikan, se Clinton është një hajdute, theu ligjin me serverin e saj të emaileve dhe është simptomë e një status-kuoje politike të korruptuar.

“Veprimi i saj kriminal ka qenë i qëllimshëm dhe i paramenduar. Hillary vuri një server ilegal për qëllime të dukshme. Të fshehë sjelljen e saj kriminale nga bërja publike “,ka thënë Trump në Las Vegas.

6

Por një gjë është që Trump të mirëpresë një lajm të tillë dhe tjetër gjë, ta përdorë atë në mënyrë efektive.

Ai është dëmtuar në mënyrë të përsëritur nga mos-disiplina e tij dhe prirja për të shpërthyer polemikat që e dëmtojnë atë më shumë se kundërshtarja e tij.

“Problemi me fushatën e Trump është se ata kanë pasur shumë materiale të mundshme, por që kanë dështuar për të ndjekur penalisht Klinton”, tha Mark McKinnon, ish-strateg i presidentit George W. Bush dhe senatorit John Mçain.

5

Trump ka nevojë vetëm për të ruajtur një fokus të qartë dhe të vazhdueshëm për 10 ditët e ardhshme për çështjet që mund të lëvizin rezultatin. Për të pasur një replikë mahnitëse më 8 nëntor, ai duhet të përmirësojë pozitën e tij në hartën politike. Ai duhet të ecë përpara në Florida dhe Ohajo, të shkurtojë deficitin e tij ndaj Clintonit në Karolinën e Veriut, pastaj të gjejë një mënyrë për të përmirësuar “lojën” në shtetet si New Hampshire dhe Nevada, që u “vodhën” nga Obama.

Reporter: Stephen Collinson, CNN

Përktheu dhe përshtati: tvklan.al