Kryeministri Rama ka reaguar pas fitores së kanditatit të majtë Muharrem Rama në zgjedhjet për Kryetar Bashkie në Dibër.

Në një postim të bërë në rrjetet sociale Rama i falenderoi të gjithë votuesit që ia besuan votën Muharrem Ramës.

Këtë fitore kryeministri tha se e lexon si një detyrim shumë të madh ndaj dibranëve, ku shtoi gjithashtu se fjalët e tepërta janë fukarallëk.

“Fjalët e tepërta janë vërtet fukarallëk, nën dritën e rezultatit kuptimplotë të zgjedhjeve të Dibrës!

I falenderoj megjithë zemër, një për një, të gjithë zgjedhësit dibranë, për besimin e jashtëzakonshëm që na dhanë, përmes votës për kryebashkiakun Muharrem Rama.

Dhe dëshiroj të nënvizoj se këtë fitore të madhe, unë e lexoj mbi të gjitha si një detyrim shumë të madh ndaj dibranëve,” deklaroi Rama.