Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Luan Rama, tha se Lëvizja Socialiste për Integrim nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e Kavajës, megjithëse ka dërguar sot anëtarin e saj në KZAZ.

 “KQZ nuk është regjistruar dhe nuk do regjistrohet për të marrë pjesë në zgjedhjet e Kavajës. Ky ka qenë qëndrim i dhënë më parë. Nuk do jemi pjesë e procesit zgjedhor në Kavajë. LSI nuk merr pjesë në zgjedhjet e Kavajës. Anëtari i KZAZ-së që është pjesë e administratës zgjedhore, ka shkuar në këtë KZAZ për të mos bllokuar, por kjo nuk është pjesëmarrje e LSI-së në zgjedhje”, tha Luan Rama.

Rama tha se “jemi për zgjedhje për Shqipërinë dhe jo për partinë dhe i gjithë investimi ynë do jetë në funksion të realizimit të zgjedhjeve të lira”./tvklan.al