Në Kosovë vijon numërimi i votave kur kanë mbetur ende 9% pa u numëruar. Koalicioni PDK-AAK-Nisma po kryeson rezultatin me 35% të votave në total. Surpriza e këtyre zgjedhjeve është Lëvizja Vetëvendosja, e cila renditet në vend të dytë me 26.7% të votave.

Ndërsa koalicioni LDK-AKR-Alternativa kanë marrë deri tani 25.81% të votave.

Faqja zyrtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), nuk ka funksionuar prej orës 02:00. Faqja ka pengesa, sigurisht për shkak të ngarkesës së madhe, pasi ishin duke u publikuar online rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare./

tvklan.al