VMRO DPMNE -ja e Nikolla Gruevskit është fituese e zgjedhjeve të përgjithshme në Maqedoni, duke mundur në një garë të ngushtë partinë opozitare të Zoran Zaev, LSDM. E përkthyer në mandate parlamentare, forca politike e ish – Kryeministrit Gruevski mori 51 deputetë, kundrejt 49 të LSDM-së, në parlamentin me 120 deputetë.

Në kampin shqiptar, e para renditet BDI e Ali Ahmetit me 7.30% të votave, ose 10 deputetë, e ndjekur nga lëvizja e re politike, “Besa” me 4.87% ose 5 deputetë, Aleanca për Shqiptarët 35% apo 3 deputetë dhe PDSH-ja e Menduh Thaçit 31 %, apo 2 deputetë.

Edhe pse rezultatet e këtyre zgjedhjeve ishin zhgënjyese për partitë shqiptare, sërish qeveria në Maqedoni nuk mund të krijohet pa një koalicion me një nga këto parti. Sipas përllogaritjeve, partitë shqiptare kanë humbur deri në 10 vende në parlament.

Gara mes partive kryesore maqedonase ishte fortë. Kur kishin kaluar vetëm pak orë nga mbyllja e qendrave të votitmit, të dyja partitë pretenduan fitoren dhe mbështetësit e tyre dolën në sheshe të festonin.

Këto zgjedhjet u komentuan edhe misioni i OSBE-së në Maqedoni dhe nga Ambasada Amerikane, të cilat i konsideruan si thelbësore për zgjidhjen e krizës. Për OSBE/ODIHR, zgjedhjet u zhvilluan rregullisht dhe pa incidente.

Tv Klan