Eduart Selami ka pranuar humbjen e thellë në zgjedhjet për postin e kryetarit të Partisë Demokratike dhe ka uruar Lulzim Bashën për fitoren.

Në një deklaratë të shkurtër nga selia blu, Selami bëri me dije se zhvilloi një bisedë telefonike me Bashën pas rezultatit të zgjedhjeve.

“Ka një votim, ky votim është bërë dhe e respektoj. E kam telefonuar z.Basha dhe e kam uruar për fitoren. I bëj thirrje demokratëve hajt të bashkohemi t’i japim Shqipërisë një opozitë të fortë”, tha Selami në deklaratën për mediat.

Në zgjedhjet e brendshme në PD, Lulzim Basha fitoi me 48.795 vota më shumë se Eduart Selami.

/tvklan.al