Zgjedhjet për kreun e futbollit shqiptar për katër vitet  e ardhshme do të mbahen më 2 Mars në ‘Shtëpinë e Futbollit’. Lajmi u konfirmuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, përmes faqes zyrtare të saj.

Komiteti Ekzekutiv ka vendosur këtë datë kur do të zhvillohet Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore, me procesin që do të nisë nga ora 10 e paradites.

Më 2 Mars, në ambient e FSHF-së, do të mbahen zgjedhjet si për Presidentin e ri të FSHF ashtu dhe për anëtarët e ri të Komitetit Ekzekutiv. Aty do të votohet edhe për komitetin e ri, ndërsa do të paraqitet edhe bilanci i vitit 2021 dhe do të votohet buxheti për 2022. Në garën për President pritet të jenë Presidenti aktual, Armand Duka dhe Dritan Shakohoxha.

Klan News