Ashtu siç pritej raundi i parë për zgjedhjen e kreut te ri të shtetit është konsumuar pa asnjë kandidat.

Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim e kanë bërë të qartë qëndrimin e tyre se do të përpiqen që kandidatura për president të gëzojë mbështetje të gjerë dhe një figure sa më konsesuale, qëndrim që u përsërit nga kryeministri Edi Rama pas përfundimit të seancës.

Pas përfundimit të seancës konferenca e kryetareve vendosi që raundi i dytë për zgjedhjen e Presidentit të mbahet të enjten në orën 15.00.

Kushtetuta parashikon 5 raunde për zgjedhjen e kreut të shtetit, në 3 të parat kërkohen një shumice prej 3 / 5 të parlamentit, ndërsa në 2 raundet e fundit kandidati fitues mund të shpallet me shumicë të thjeshtë.

Tv Klan