A combination photo shows Brazil's presidential candidates Aecio Neves of Brazilian Social Democratic Party and Dilma Rousseff of Workers Party during a television debate in a TV studio in Sao PauloKur na ndajnë më pak se një javë nga raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Brazil, gara bëhet gjithnjë e më e nxehtë mes Dilma Rusef që kërkon rikonfimim dhe sfidantit të saj Aesio Neves.

Në ditët e fundit të fushatës akuzat janë shtuar duke kaluar edhe në planin personal. Kjo u pa qartë edhe në debatin televiziv mes tyre, të zhvilluar në Sao Paolo. Neves e akuzoi Rusef për korrupsion.

Dilma Rousseff – Presidente e Brazilit:“Kurrë nuk e kam penguar hetimin për korrupsionin në Petrobras. Unë kurrë nuk i kam bllokuar autoritetet kompetente të hetojnë çdo gjë, deri në imtësitë më të vogla”.

Aecio Neves – Kandidat për President:Kemi nevojë t’i kthejmë kompanitë tona në profesioniste, t’i largojmë nga ndikimi politik, sepse i gjithë ky korrupsion është pasojë e mënyrës së emërimit të drejtuesve të tyre të lartë. Ata u zgjodhën në këto poste për të punuar për partinë e presidentes, apo forca të tjera politike.”

Sondazhet e javës së fundit i japin një avantazh të lehtë për fitore opozitarit Neve, kundrejt Presidentes Rusef. Ndërsa një tjetër i publikuar të hënën, pas debatit televiziv, i jepte kryesimin e ngushtë 50.5 me 49.5 kreut të shtetit. Raundi i balotazhit mbahet të dielën më 26 tetor, ndërsa të premten është parashikuar edhe një betejë e fundit televizive mes tyre.

Tv Klan