Në Francë janë hapur qendrat e votimit për raundin e parë të zgjedhjeve primare brenda socialistëve. Në këtë votim do të zgjidhet kandidati i së majtës për garën presidenciale të zgjedhjeve të 2017-ës.

Votuesit duhet të vendosin mes 7 kandidatëve, pavarësisht se sondazhet tregojnë se vetëm 3 prej tyre mund të kalojnë në balotazhin e 29 Janarit.

Favoritët e primareve janë ish-kryeministri Manuel Valls dhe dy ish-ministrat Arnaud Montebourg dhe Benoit Hamon.

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Francë do të mbahet më 23 Prill 2017. Nëse asnjë kandidat nuk arrin mbi 50 për qind të votave, raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 7 Maj./Tv Klan