Parlamenti gjerman do të ketë një rol më të madh në vendimet për pranimin e anëtarëve të rinj në Unionin Europian dhe kjo sipas portalit European, Western Balkans, mund të ngadalësojë procesin.

Në prag të trurit ballkanik të zotit Juncker, qeveria e pritshme Merkel 3 duket se do të përmbajë një dozë të konsiderueshme shqetësimi dhe hezitimi lidhur me integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.

“Është e qartë se shumë prej këtyre vendeve kandidate ende duhet të zbatojnë reforma të gjera në vendet e tyre”

, është shprehur zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert, duke përsëritur sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, intensifikimin e bashkëpunimit rajonal dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe.

Sipas portalit europian, Western Balkans, krahas lodhjes nga zgjerimi të publikut gjerman, një rol në rritje i Bundestagut në lidhje me politikën e zgjerimit të BE, mund të ngadalësojë procesin e integrimit.

Bundestagu ka përdorur të drejtën e tij për t’u përfshirë në procesin e vendimmarrjes në raste të shumëfishta, megjithëse mund të ketë kundërshtuar pozicionin zyrtar të Komisionit Europian, si në rast të fillimit të negociatave për anëtarësim me Shqipërinë.

Data 4 Mars do të jetë një pikë kthese për Evropën e bashkuar pasi në të njëjtën ditë me rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme në Itali, do të zbulohet nëse 450 mijë anëtarët e Partisë Socialdemokrate në një referendum të brendshëm do të japin votën pro qeverisë së koalicionit të madh me zonjën Merkel.

Klan Plus