Zgjerohet rrethi i hetimeve për drogën që kaloi nga porti i Durrësit

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zgjeruar rrethin e personave dhe kompanive të cilat dyshohet se janë të përfshira në trafikun e 8 tonëve kanabis të kapura në Ankona të Italisë të trafikuara nëpërmjet portit të Durrësit.

Hetuesit po kryejnë verifikime për agjencinë Ujori SHPK e cila ka kryer procedurën e zhdoganimit të kamionit, i cili hyri nga Maqedonia nëpërmjet doganës së Qafë-Thanës.

Për agjencinë Ujori SHPK, procedurat janë ndjekur në këtë pikë doganore nga Maliq Kadilli tashmë i arrestuar dhe i lënë në arrest me burg. Nga hetimet mësohet se në 5 shkurt ora 8 e mëngjesit kamioni ka kaluar në doganë ku nga skanimi nuk ka rezultuar prezencë e lëndës narkotike. Sipas hetimeve mësohet se pika e daljes nga vendi ynë për mjetin është deklaruar dogana e Hanit të Hotit në Shkodër. Por rreth orës 14 të asaj dite Maliq Kadilli ka njoftuar doganën se kishte  bërë një gabim dhe se kamioni duhet të dilte nga porti i Durrësit, duke i ndryshuar destinacion.

Pikërisht gjatë këtyre 6 orëve ende nuk dihet asgjë se çfarë rrugë ka ndjekur shoferi maqedonas Zoran Stonajoski, i arrestuar në Itali. Hetuesit kanë dyshime se droga mund të jetë ngarkuar me drogë në zonën e Elbasanit, ku mjeti ka qëndruar për pak kohë.

Prokuroria thotë se po verifikon te gjithë procedurën e ndjekur nga asgjesia doganore ‘Ujori Shpk” për ta parë nëse të tjerë punonjës të saj janë të përfshirë. Prokurorët kanë sekuestruar të gjitha dokumentet me procedurat e ndjekura si dhe ka marrë dëshmitë për rastin në fjalë.

Tv Klan


Kategori
KronikeTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*