Partia Socialiste mblodhi sot kryesinë e partisë, ku u miratuan drejtuesit e Grupit Parlamentar dhe nënkryetarja e Kuvendit, post i cili do të mbahet nga Vasilika Hysi.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se grupi parlamentar i PS-së do të ruajë strukturën, me katër nënkryetar dhe një sekretar.

Në pozicionet e katër nënkryetarëve kemi propozuar zonjat Evis Kushi, Elisa Spiropali, Vilma Bello dhe Ilir Beqja, ndërsa Evrin Bushati si sekretar. Gjithashtu, kryesia miratoi edhe pozicionin e nënkryetares së Kuvendit, Vasilika Hysi

”, tha Balla. /tvklan.al