Donald Trump konfirmon se samiti i tij me Kim Jong-unin nuk është anuluar.

Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti amerikan rikonfirmoi se samiti do të zhvillohet ashtu siç ishte parashikuar, më 12 Qershor në Singapor. Vetë Trump tha të enjten se takimi do të shtyhej për një tjetër datë, për shkak të një ofendimi që i bënë zyrtarët e lartë të Penianit zv/Presidentit amerikan Mike Pence.

Gjithçka u kthye ashtu siç kishte nisur, pas takimit të papritur që zhvilluan të shtunën liderët e Koreve të Veriut dhe Jugut. Shteti Komunist lëshoi disa deklarata ku theksohej angazhimi për të vijuar procesin e paqes si me Korenë e Jugut ashtu edhe me Shtetet e Bashkuara.

Uashingtoni dhe Seuli kanë ngritur një ekip të përbashkët, që po harton plan për problematikat që duhet të marrin zgjidhje. Uashingtoni këmbëngul në çarmatimin e plotë të Koresë së Veriut nga armët bërthamore me kusht heqjen e sanksioneve të ashpra ekonomike, prej të cilave Koreja e Veriut vuan prej disa vitesh.

Tv Klan