Nëse jeni të lodhur nga produktet me kimikate që përdorni kundër pickimit të mushkonjave dhe doni që të keni një zgjidhje më natyrale, fjetja dhe mbajtja pranë e një pule mund tju ndihmojë.

Shkenctarë kanë zbuluar që era e këtyre shpendëve tërbon insektet që thithin gjak.

36720FC500000578-3699744-image-a-64_1469031545511

Mund të duket e çudishme, por kjo metodë mund të shpëtojë jetën e 3.2 miliard njerëzve në rrezik nga malaria.

Për të provuar këtë gjë ata fjetën në shtretër të mbuluar me rrjeta kundër mushkonjave dhe panë që insektet nuk u afruan në dhomën ku qëndronte një pulë në kafaz, apo ku kishte gjendeshin puplat e tyre.

vullnetaret

Ky zbulim i botuar në “Malaria Journal”, krijon shpresë për zhvillimin e metodave të reja kundër mushkonjave veçanërisht atyre që janë përhapëse të malarias.

Kërkuesit zbuluan se Anopheles arabiensis – një ndër speciet kryesore që përhapin këtë sëmundje në Afrikë, i evitojnë pulat, ndërsa janë tendencë që të pickojnë njerëzit dhe kafshë si, dele dhe dhi./tvklan.al