Një vajzë e vogël, fytyra e së cilës u nda përgjysmë pasi një gomë traktori ra mbi të, i rrëfeu nënës së saj sesi “fluturoi lart në parajsë”, pasi ra në koma.

Amber Rose Kordiak ishte vetëm 7 – vjeç kur objekti rreth 272 kilogramë ra mbi të, në Korrik të 2013 –ës, duke i thyer kockat e fytyrës.

Babai i saj Jesse arriti t’a hiqte gomën, por e vogla Amber, sot 10 – vjeç, kishte pësuar dëmtime aq të rënda sa prindërit e saj ishin të sigurtë që nuk do të mund të mbijetonte.

rrota

Ajo u fut më urgjencë në sallë të operacionit dhe ra në koma. Kur u zgjua, Amber i rrëfeu të ëmës se kishte qenë në parajsë.

Jen Kordiak tregon se në momentin që e bija ishte zgjuar, i kishte treguar sesi kishte ndjekur “drita të shndritshme dhe vargje lutjesh”, që po e drejtonin drejt parajsës.

Amber përshkruajti sesi një moment e kishte gjetur veten lart duke parë aksidentin që kishte pësuar dhe kishte parë edhe babain që po hiqte gomën prej saj.

amber-1

Ajo zbuloi gjithashtu se “vendosi të rikthehej në tokë” sepse “nuk donte që familja e saj të trishtohej”.

Nëna e Amber, duke folur për kanalin televiziv “KSTP” tha se e bija i kishte rrëfyer se ishte ndjerë e lumtur në parajsë, por ajo mund të ndjente hidhërimin e prindërve të saj, e kjo e kishte bërë që kthehej mbrapsht.

10 – vjeçarja i është nënshtruar disa operacioneve për të riparuar dëmtimet që ka pësuar struktura e saj e kockave. Shumë prej tyre kanë pësuar dëmtime të pariparueshme dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ndërhyrjet nuk kanë qenë të suksesshme./tvklan.al