biletariaTë gjesh një biletë për ndeshjen me Armeninë pak ditë para sfidës është thuajse e pamundur.

Në sportelet e përcaktuara në stadiumin “Qemal Stafa” nuk ka as informacion dhe as orare për shitjen e biletave.

Në Elbasan tifozët kanë qëndruar në radhë për ditë të tëra, por pak prej tyre kanë arritur të gjejnë bileta.

Edhe në faqen në internet të Federatës Shqiptare të Futbollit nuk ka bileta as për  tribunën G2 që ndodhet prapa portës.Biletat 2

Zyrtarë të FSHF- së thonë se kërkesat janë të shumta, por nuk mund të plotësohen. Sipas tyre shitja e biletave ka nisur kohë më parë dhe shumë prej tyre janë blerë online.

Por bileta mund të gjesh fare kollaj në tregun e zi, me çmime 4 dhe 5 fish më të larta. Kapaciteti i “Elbasan Arenës” është 12.500 vende të ulura.

Një pjesë e ndenjëseve do të qëndrojnë bosh për çështje sigurie dhe 5% e karrigeve janë për tifozët miq.

Tv Klan