fugoni

Tre fëmijë dhe familjet e tyre nga Afganistani – që u shpëtuan dje nga një furgon me 26 emigrantë në Austri – janë zhdukur pa lënë gjurmë nga spitali, ku po kuroheshin.  Autoritetet besojnë se ata kanë kaluar kufirin dhe kanë hyrë në Gjermani, për të shmangur deportimin në Hungari.

Tre fëmijët, dy vajza dhe një djalë nga 1 deri në 5 vjeç ishin dërguar në spital si pasojë e dehidratimit. Të dielën, policia hungareze arrestoi personin e pestë të arrestuar për vdekjen e 71 emigranteve, në një kamion të braktisur në Austri. Ai është bullgar dhe u ndalua pranë kufirit me Hungarinë.

Tv Klan