Biznesmeni vlonjat, Ardian Jaho dhe ndihmës i tij Ariseld Maze, janë shpallur të humbur nga policia. Prej të hënës ata s’kanë patur asnjë  kontakt me familjarët, të cilët dy ditë më parë kanë bërë denoncim në polici. Sipas dëshmive të familjarëve, Jaho dhe Maze ishin nisur rreth orës 10:30  të së hënës në drejtim të Durrësit për të marrë një skaf, të cilin e kishin të ankoruar në këtë qytet, por që prej asaj dite kanë humbur gjurmët.

“Vëllai ka bërë denoncim në datën 5, dy ditë pasi është zhdukur babai. Ai ka qenë duke provuar një skaf në Durrës, që e kishte të tij. Me babain ka kontaktuar një miku i tij. Ka ardhur në shtëpi dhe ka thënë se ka ndodhur kështu ngjarja dhe se nuk po gjendet”, t

hotë djali i Ardian Jahos.

Djali i Ardian Jahos thotë se personi i fundit që ka folur me babain e tij është një mik i 52-vjeçarit. Jaho mësohet t’i ketë kërkuar ndihmë, pasi skafi me të cilin po lundronin po fuste ujë.

“Në një telefonatë me mikun e tij, i ka thënë se duhej të nxirrnin karrelin se skafi po merrte ujë. S’ka pasur asnjë lloj kërcënimi. Pasi ka bërë servisin, janë futur në lundrim dhe më thanë se kanë harruar tapat hapur”,

shprehet ai.

Të njëjtin version mbështet edhe Përparim Maze, babai i 28-vjeçarit, Ariseld Mazes, edhe ky i humbur.

“Kur iku djali më tha që do vemi të marrim një mjet në Durrës ta provojmë dhe do kthehemi brenda ditës. Që nga momenti që ikën, nuk erdhën dhe nuk dimë ndonjë informacion për ta. Ne duam të dinë që janë dhe që janë mirë”,

tregon babai i 28-vjeçarit.

Jaho dhe Maze njihen si të apasionuar pas peshkimit. Mjeti të cilin kishin shkuar për ta marrë në Durrës ishte një skaf 8.2 metra i gjatë me dy motorë nga 250 kuaj fuqi. Policia ka nisur kërkimet për dy personat, në një distancë prej rreth 4-5 milje larg portit të Durrësit, me skafe dhe një peshkarexhë. Pavarësisht kërkimeve të kryera, nuk është gjetur asnjë shenjë e mjetit lundrues apo personave te humbur. TV KLAN