Një 19-vjeçare është shpallur e zhdukur dhe dyshohet se ka rënë viktime e trafikimit seksual.

Corinna Slusser, 19 vjeç, u pa për herë të fundit në orët e para të mëngjesit të 20 Shtatorit në një motel në Queens, SHBA.

Autoritetet policore kanë nisur kërkimet, por janë shprehur se ajo mund të ketë rënë  viktimë e një rrjeti trafikimi për prostitucion.

Ndërsa postimi i saj në rrjetin social Facebook, i përket datës 10 Shtator dhe më pas nuk ka asnjë shenjë nga 19 –vjeçarja. Miqtë e saj kanë nisur apel në rrjetet sociale, kur kërkojnë ndihmë për çdo person që mund ta shikojë të renë.

/tvklan.al