Është nxjerrë i pajetë nga ujërat e Karaburunit,  trupi i 53-vjeçarit Ardian Gjergji, i cili ishte shpallur në kërkim mëngjesin e së enjtes.

Gjergji ishte goditur nga një dallgë teksa ishte duke peshkuar dhe nuk ka mundur dot të shpëtojë. Ai ishte së bashku me shokun e tij, i cili ka mundur të dalë nga deti dhe ka njoftuar menjëherë policinë.

Kjo e fundit ka nisur menjëherë punën dhe së bashku me polumbarët, pas disa orë kërkimesh kanë bërë të mundur nxjerrjen nga deti të trupit të viktimës.

53-vjeçari është mbytur në vendin e quajtur ”Shën Vasil”, tek vaskat e peshkut në Gadishullin e Karaburunit.

/tvklan.al