Zhduket pa lënë gjurmë avokati Besnik Muço. Ai ishte nisur në datën 2 Nëntor nga porti i Durrësit për të mbërritur në Bari.

Prej asaj dite, 54-vjeçari ka humbur kontaktet me bashkëshorten që e priste në Itali.

Ishte fillimisht bashkëshortja që bëri denoncimin tek autoritetet italiane për të verifikuar nëse Muço ka zbritur në portin e Barit.

Ditën e sotme ka bërë denoncimin në policinë e Durrësit edhe vëllai i avokatit.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen. 

Tv Klan