Roja Bregdetare Amerikane është angazhuar në një operacion kërkimi mbi ishujt Bahamas, në Trekëndëshin e Bermudës, pas zhdukjes së një avioni të vogël me 4 persona në bord, përfshirë 2 fëmijë, nga New York.

Nathan Ulrich dhe Jennifer Blumin, e cila është themeluesja dhe drejtuesja i një firme menaxhimi eventesh “Skylight Group”, sëbashku me dy djemtë e saj 4 dhe 10 – vjeç, janë identifikuar si personat në bord të këtij avioni privat.

Nathan Ulrich & Jennifer Blumin

Siç shkruan “DailyMail”, Roja Bregdetare sqaron se MU-2B, një avion me motorë binjakë, ndodhej rreth 59 kilometra në lindje të ishullit Eleuthera, kur humbi kontaktin me radarët, gjatë ditës së hënë.

Avioni mësohet se ishte nisur nga Borinquen, Puerto Rico rreth orës 11:00 të paradites dhe nuk arriti kurrë në destinacion, në Titusville të Floridas.

Një zëdhënës i Rojes Bregdetare tha se në kohën kur avioni humbi kontaktin me kullën e kontrollit, në zonë kushtet atmosferike nuk ishin të këqija.

Vitin e shkuar u raportua se retë gjashtëkëndore krijojnë bomba ajri, me erëra që shkojnë deri në 273 kilometra në orë, mund të qëndrojnë pas misterit të Trekëndëshit të Bermudës.

Shkencëtarët kanë deklaruar se stuhitë e fuqishme mund të përmbysin anijet në oqean dhe të rrëzojë avionët në det.

Erërat që krijohen nga të ashtuquajturat “bombat e ajrit”, janë tepër të fuqishme fuqishme.

*Të paktën 1 mijë jetë kanë humbur në Trekëndëshin e Bermudës në 100 vitet e fundit. Mesatarisht, 4 avionë dhe 20 anije zhduken çdo vit.

/tvklan.al