Pamjet e jashtëzakonshme nga Bahamas tregojnë se bregu u tërhoq më shumë se zakonisht, duke bërë që uji të zhdukej nga një sipërfaqe e madhe e plazhit.

@Kaydi_K, një përdoruese në Twitter nga Long Island, Bahamas, në një postim shkruajti të premten: “

Jam në dyshime momentalisht… kjo është Long Island, Bahamas dhe uji i oqeanit mungon!!!”

Në pamjet ajo mund të shihet teksa ecën në katin e ekspozuar të oqeanit, që është i tharë dhe i mbuluar nga guacka të mëdha.

Megjithatë, një tjetër përdorues postoi një foto të plazhit të ekspozuar në një zonë tjetër në Bahamas dhe tregonte se i ishte kthyer normalitetit brenda disa orëve.

Uragani Irma, që goditi Bahamas të premten, është kaq i fuqishëm sa ka prekur formën e oqeanit në Long Island, megjithatë ekspertët parashikojnë që t’i kthehet normalitetit gjatë ditës së diel./tvklan.al