Policia e Durrësit ka konfirmuar se trupi i pajetë që ndodhej brenda mjetit të rënë në një kanal, të gjetur gjatë ditës së sotme, është i taksistit të zhdukur një ditë më parë.

Rreth orës 21:30 të mbrëmjes të së mërkurës, familjarët e 53 – vjeçarit Faik Fezgaj bënë kallëzim në polici pasi ai kishte dalë nga banesa me mjetin tij Benz, ngjyrë blu, “Taxi” me targa DR 443 A dhe nuk ishte kthyer më.

Pas kësaj, efektivët e qytetit bregdetar nisën kërkimet për gjetjen e tij dhe gjatë paradites bënë në mundur zbulimin e makinës së taksistit në një kanal në afërsi të Kavajës dhe Rrogozhinës.

Brenda mjetit u gjet edhe trupi i pajetë i taksistit të zhdukur.

Nga autopsia e trupit të viktimës ka rezultuar se shkak i vdekjes së tij ka qënë mbytja në kanal. Ndërsa dyshohet se mjeti më të cilin udhëtonte 53 – vjeçari ka dalë nga rruga si pasojë e shpejtësisë së madhe.

Megjithatë grupi hetimor i ngritur nga policia dhe prokuroria e Kavajës po vazhdojnë veprimet hetimore për të sqaruar saktë shkaqet e ngjarjes. /tvklan.al

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”104″ ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser”]