protesta

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras – gjatë mitingut – të zhvilluar në Sheshin Sintagma në Athinë u bëri thirrje grekëve të thonë një “Jo” krenare, sepse kjo do të jetë zgjidhja për të jetuar në dinjitet në Europë.

Në Athinë u zhvilluan dy mitingje rivale, në mbështetje të votës “Po”, ku-sipas policisë greke- merrnin pjesë 15 mijë persona dhe një tjetër në favor votës “Jo”, ku ishin të pranishëm 12 mijë persona.

Sië raportojnë mediat ndërkombëtare, u shënuan përleshje mes protestuesve gjatë mitingjeve rivale.

Më herët gjatë fjalimit drejtuar popullit, kreu i Qeverisë greke, Aleksis Tsipras tha se “raporti i FMN-së, -që u publikua të enjten- mbështet pretendimin e Qeverisë greke për paqëndrueshmërinë e borxhit.

Sipas një shkrimi ekskluziv të agjensisë së lajmeve Reuters, vendet e eurozonës u përpoqën më kot të ndalonin publikimin e raportit të FMN-së.

Tv Klan